Goli i Andi Ribajt u pasua me një acarim të tifozëve të Partizanit që u futën në fushë duke sulmuar fotografin e ekipit vlonjat.
Ribaj më pas u pa teksa debatonte verbalisht me njërin prej tifozëve që ishin futur në fushë dhe kishte në dorë aparatin fotografik që ia kishte marrë me dhunë fotografit të Flamurtarit, madje palët u vunë ballë përballë njëri-tjetrit, por pa pasur kontakt fizik.
Pasi situata u qetësua gjyqtari Indrit Myrtja i tregoi kartonin e kuq sulmuesit fierak. Veprimi i kryesorit të takimit solli revoltimin e të gjithë stolit të Flamurtarit, madje trajneri Ilir Daja u pa duke debatuar me tone të larta me delegatin e ndeshjes. Lysien Nurishmi