Xherdan Shaqiri ka nisur që të lërë gjurmë edhe në MLS. Chicago arriti që të fitonte 1-3 në transfertë kundër Vancouver. Goli i parë do të vinte nga sulmuesi shqiptar që gjeti cepin e rrjetës nga distanca.
Por këtë herë goli erdhi me të djathtën, pavarësisht se këmba e preferuar e Shaqirit është ajo e majtë. Ndërkohë kishte vend edhe për një asist të dhënë në golin e tretë që u shënua, për të mbyllur historinë e takimit. /Sport Ekspres/