VIDEO/ Goditi me inat fëmijën që kapte topat, trajneri i Uest Hemit jep arsyen e çmendur: Ma la topin mirë për ta gjuajtur

David Mojes u ndëshkua me karton të kuq gjatë gjysmëfinales që Uest Hemi zhvilloi kundër Ajntraktit të Frankfurtit. Trajneri i klubit anglez goditi me inat sferën në drejtim të njërit prej fëmijëve që kap topat jashtë fushe. Një gjest i tillë nuk i shkon aspak një 59-vjeçari, prandaj skocezi është detyruar të kërkojë falje pas ndeshjes.

Por ndjesa e bën të duket komik, teksa jep një justifikim qesharak për veprimin e tij. Sipas Mojesit, shkak për gjestin e tij u bë fakti se djali i vogël ia la topin në një pozicion të mirë për ta goditur. “Më duhet të kërkoj falje që gjuajta topin. Por djali e la (topin) afër dhe ishte mirë për ta gjuajtur”, ka thënë David Mojes./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *