Atalanta ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme në Serinë A. Ekipi i Bergamos mundi Lacion me shifrat 0-2 në transfertë. Golat e Zapakosta dhe Hojlund i dërguan në sukses djemtë e Gasperinit.
Kjo ishte edhe një derbi shqiptarësh. Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj e nisën nga minuta e parë këtë përballje. Por mbrojtësi shkodran do të ulej në stol në minutën e 58 duke i lënë vendin Lazzarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/