VIDEO/ “Gjelat” mbeten nën hijen e Euro 2020, Francën e ndal Bosnje-Hercegovina në shtëpi

Franca nuk mund të shkonte më shumë se një barazim në ditën e sotme ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke mbetur ende nën hijen e Euro 2020. Edin Dzeko hapi siparin e golave, teksa pas një asisti të dhuruar nga Demiroviç, pa asnjë hezitim e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 40-të, lojtari që u transferua në sekondën e fundit te merkatos tek Atletico Madrid, Antoine Griezmann shënoi golin e barazimit për gjelat.

Në minutën e 51-të, gjithçka u bë e vështirë për Francën, pasi Kounde u shënua me kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. Pas këtij momenti ritmi i lojës erdhi në rënie dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *