Manchester United është mjaftuar me një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Evertonit të Ancelottit. Ndeshja ka nisur me një gafë të portierit të “djajve të kuq” që në minutën e 3-të, duke sjellë kështu edhe golin e kundërshtarëve. Në dukje i qetë dhe në tentativë për të shkelmuar topin drejt gjysmëfushës, De Gea bën më të vështirën. Sulmuesi Calvert-Lewin luftoi deri në fund për topin dhe këmba e zjgatur e tij solli edhe devijimin e tij për të shuar më pas në rrjetë.
Një moment aspak i bukur ky për Manchester United, e aq më tëpër për portierin spanjoll. Madje ky i fundit e fut emrin e tij në listën e rekordeve negative, teksa së bashku me portierin e Evertion janë dy lojtarët që kanë kryer më tepër gabime prej të cilave ka ardhur edhe goli në këtë sezon të Premier League. Por në minutën e 31-të do të ishte blerja më e re e ekipit të Solskjaer, Bruno Fernandez, që do të shlyente në një farë mënyre atë gabim që hapi ndeshjen. Me një goditje mjaft të bukur portugezi gjen rrjetën kundërshtare, duke vendosur edhe baraspeshën në këtë përballje, që do të mbetej po në shifrat 1-1 deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit./Sport Ekspres/
Pero De Gea… ¿¡¡¡¡¡Qué haces!!!!!?https://t.co/aggnozSgTR
— Guillermo Pérez (@GuillePerezVi) March 1, 2020