Futbollistët shqiptarë që janë pjesë e Arsenalit do të përfundojnë gjithmonë në qendër të kritikave sa i përket tifozëve. Ironitë vërshojnë në rrjetet sociale sa i përket nivelit që tregojnë për “topçinjtë” dhe këtë herë ishte radha e Shkodran Mustafit.
Mbrojtësi ka bërë një gabim fatal në ndeshjen kundër Manchester City që në minutën e dytë të takimit dhe kjo i ka kushtuar golin e parë Arsenalit. Mustafi nuk arrin që të lexojë idenë e lojës, duke e lënë tërësisht të pambuluar në zonë Gabriel Jesus që duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë pas krosimit të Zinchenkos.
Një ndeshje kjo e vlefshme për “EFL Cup” dhe që përfundoi në shifrat 1-4. Arsenali po tregon edhe në drejtimin e Artetas se është shumë larg të qënit konkurrues në Angli duke vazhduar me rezultatet negative të viteve të fundit. /Sport Ekspres/