Një gafë e pabesueshme ka ndodhur në Belgjikë. Bëhet fjalë për rastin e ndodhur gjatë ndeshjes mes Mechelen dhe Oostendes. Ndeshja ishte në baraspeshë 0-0 në momentin kur Aster Vranckx bën ndoshta daljen huq më të keqe në historinë e futbollit. Portieri bën një grushtim të gabuar dhe pasi futbollisti i Mechelen goditi traversën menjëherë në vendi ne duhur gjendej Vranckx.
Ky i fundit kontrollon bukur me gjiks dhe atëherë kur të gjithë shokët e skuadrës prisnin të festonin golin vjen ajo që ndoshta as nuk e imagjinonin se mund të ndodhte. Me topin e gjetur vetëm centimetra larg vijës fatale dhe me portën të gjithën për veten e tij, Vranckx ngatërrohet me këmbët e tij duke rënë përtokë. Mechelen humbet kështu rastin e golit, që në fund i kushton edhe humbjen, teska kundërshtarët shënuan në ekstremet e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Aster Vranckx is a future star but I think we will agree he is not a ‘goalscorer’. ?pic.twitter.com/Xb5XlVrHHQ
— Football Wonderkids (@fbwonderkids) September 12, 2020