Nga Klaudio Ndreca
Si ta bëjmë të njohur një ndeshje ku nuk ka interes për mediat europiane dhe jashtë vendit? Mjafton një arbitër! Kështu përballja mes Zaglebie dhe Odra e përfunduar në shifrat 1-3, ka ngjallur shumë polemika dhe ka bërë jehonë.
Piotr Urban ka anulluar realizimin e saktë të Odrës, me Arkadiusza Piecha që do të përfitonte nga një gabim i bërë nga ana e Babiarz në minutën e 55. Lojtari kundërshtar do të kthente topin te portieri, por pa e llogaritur mirë sulmuesin Piecha.
Ky i fundit nuk do të falte në këtë gabim duke e dërguar topin në rrjetë. Festën e nisur do ta ndërpriste në mënyrë të pakuptimtë arbitri, që edhe pas komunikimit me anësorin e kanë anulluar golin duke shpikur rregulla të reja në futboll dhe të pabazuara. Por fatmirësisht për drejtësinë e takimit, nëse mund të quhet kështu, ky gabim nuk ka ndikuar te Odra që fitoi në rezultatin 1-3. /Sport Ekspres/
nieuznany gol Piecha, dlaczego? tego nie wie nikt#PierwszaLigaStyl?ycia #ZAGODR pic.twitter.com/gJqljtIuyH
— Sodoma i Gomorra (@77777plus666) June 26, 2020