VIDEO/ Futbolli humb kuptimin në Serbi! Përleshje mes dy ekipeve, arbitri kishte ngatërruar sportin

Nga Klaudio Ndreca

Lindi dhe u zhvillua jashtë Serbisë, por kuptimin e humb në të. Futbolli është një lojë që në frymën e saj kërkon vetëm të bashkojë njerëzit dhe të përçojë mesazhin se ku mund të shkohet nëse funksionon një grup i bashkuar. Por në Serbi është keqkuptuar e gjitha kjo, ku stadiumet që shpeshherë kthehen në makthin e kundërshtarëve me birucat ku ata futen, për të shmangur konflikte, nuk janë asgjë tjetër përveçe tjetërsimi i misionit të këtij sporti.

Ashtu si do të ndodhte edhe në mbrëmjen e Beogradit kur luajti Shqipëria në transfertë, ku tifozët kishin arritur që të “fshihnin” fuçi në stadium. Ndoshta ndonjë flakadan më tepër edhe mund të mos dukej, por…fuçia?

E për të vazhduar më tej, një tjetër përleshje masive ka ndodhur në elitën e këtij kampionati. Radnicki ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Proleter, ndërsa në fundin e pjesës së parës ka ndodhur një skenë për t’u evituar. Edhe nëse tifozët mungojnë, trazirat do të vijnë nga futbollistët që kthehen në huligan. Miqtë kishin pretendimet e tyre për gabimet e arbitrit derisa ka ardhur përleshja e madhe mes dy ekipeve ku janë përfshirë thuajse të gjithë futbollistët. Arbitri nuk e ka parë aspak të arsyeshme që të ndëshkonte me karton të kuq në atë moment, ndërsa një vendim i tillë mund të kuptohet vetëm nëse do të flisnim për MMA dhe jo për futboll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *