VIDEO/ Frikë në “Giussepe Meazza”, Interit i rrezikon Championsin një “i panjohur” me fat debutuesi

Një çudi e madhe po vjen nga Interi, sa i përket pjesëve të parë në “Champions League”. Zikaltrit kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Barcelonës në minutat e fundit me Lukakun, megjithëse spanjollët janë thuajse me formacionin e dytë në fushë. Sikur të mos mjaftonte lënia jashtë e Mesit apo edhe shumë yje të tjerë të mbetur për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh, Valverde ka ulur në stol Suarez, Buskets dhe Ter Stegen.

Por pavarësisht të gjithave, goli i parë ka ardhur në minutën e 23 nga Carlez Perez. Një lojtar i panjohur për sportdashësit, që ka ardhur nga akademia e Barcelonës. Por sulmuesin 23-vjeçar duket se po e ndjek fati i debutuesit.

I vetmi gol që kishte shënuar deri tani me katalanasit ishte me Betisin, në ndeshjen e dytë të këtij sezoni dhe atje ku debutoi në “La Liga”. Më pas në disa raste qendronte në tribunë, në stol ose i besoheshin pak minuta. Për t’u rikthyer te debutimi në “Champios League”, ku rrjeta tundet ndaj Interit. Të paktën deri tani, Carles Perez po shkakton frikë në “Giussepe Meazza”, megjithëse edhe nga ana tjetër Dortmundi po barazon ndaj Slavias së Pragës, por fitorja për ekipin italian është detyrim. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online