(VIDEO) Franca është gati për Rusi, “hedh në tapet” Italinë e Mançios!

Pas miqësores së parë të ditës së hënë ndaj Arabisë Saudite, fituar 2-1, Italia e “re” e Mançinit u kthye në fushë, në Nicë, ndaj Francës së Didier Deshampit dhe mori një humbje e cila sigurisht që nuk “minon” të ardhmen, duke qenë se “gjelat” janë gati për Botërorin në Rusi vetëm pas thuajse dy javësh. Sakaq, vetëm pjesa e parë ka pasur disa shkëndija pozitive për katër herë kampionët e botës, teksa ishte kapiteni Bonuçi ai që do të shkurtonte diferencën, pas dy golave të shpejtë të bluve, me anë të Umtitit në të 8’ dhe Grizmanit me penallti në minutën e 29’.

Por, pjesa e dytë ka parë një Francë më agresive, që goditi dy shtylla dhe shënoi me Osmane Dembele, lojtarin e Francës. Shumë zëvendësime për të dy palët, teksa te Italia, Mançio hoqi Balotelin, që teknikisht ka qenë mirë, por sigurisht ka munguar vrapimi i tij, ndoshta i lodhur nga sezoni. Sakaq, Sirigu mbrojti portën axurre, teksa për Donarumën vetëm tribunë.

https://www.youtube.com/watch?v=raWpFAqpbEk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *