Në konferencën e sotme për shtyp ka qenë i pranishëm trajneri Reja së bashku me portierin Etrit Berisha në kraun e tij. Kjo e lë qartësisht të kuptueshme se portieri me eksperiencë do të jetë lideri i kuqezinjëve. Një vlerësim tërësisht i merituar për “gjakftohtin” e Kombëtares, që di të ruajë qetësinë në çdo moment dhe të kërkojë llogari te shokët e ekipit kur gjërat shkojnë keq.
Por nga ana tjetër Elseid Hysaj do të dorëzojë shiritin e kapitenit, sidomos pas gafave të bëra në ndeshjen me Lituaninë, atje ku u ndëshkua edhe me kartonin e kuq. E teksa po fillonte konferenca për shtyp, Berisha e ka pyetur Rejën përpara se të nisnin pyetjet nga gazetarët se nëse kishte folur me Hysajn për çështjen e kapitenit. Ndërkohë trajneri i Shqipërisë i është kthyer se nuk ka asnjë dyshim të vetëm se është Etrit Berisha kapiteni. /Sport Ekspres/