VIDEO/ Fluturon këmbën 1.8 metra për një “prekje karateje”, magjia e Mesit me “slow motion“

Lionel Mesi di gjithnjë të rrëmbejë skenën në një ndeshje. Aftësitë e tij i ka dëshmuar për vite e vite me radhë, duke u kthyer në një nga më të mirët që ka parë historia. Pavarësisht se nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës, ylli argjentinas ka nisur të bëjë xhiron e rrjeteve sociale dhe kjo falë magjisë që dhuroi në fushë.

Një fluturim në ajër për të bërë një “prekje karateje” ka çmendur të gjithë tifozët. Mediat e huaja raportojnë se sipas llogarive të bëra, Mesi e ka “fluturuar” këmbën e tij të majtë rreth 1.8 metra në ajër për të kontrolluar topin dhe për të dalë në një përfundim të tillë ka hyrë në punë gjatësia e Lo Celso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Smith1988John/status/1327575989543645184

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *