Juventusi ka mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 ekipin e Parmës. Protagonist në këtë takim ishte edhe Kristiano Ronaldo, i cili mban autorësinë e 2 golave. Ylli portugez “fluturon” sërish, teksa i mrekullon të gjithë me kërcimin në zonën e rreptësisë.
Nuk është një gjë e re kjo për Ronaldon, i cili të njëjtën gjë e bëri ndaj Romës, ashtu si edhe ndaj Sampdorias një vit më parë, ku u hodh plot 2.55 metra në ajër. E këtë gjë e ka bërë sërish, duke kërcyer mbi kokat e kundërshtarëve edhe mbrëmjen e sotme, për të shënuar një gol fantastik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/CR7Brasil/status/1340390290121748482