Florian Kamberi ka realizuar një super gol në ditën e djeshme me Sheffield Wednsday. Sulmuesi shqiptar arriti që ta dërgoi topin në rrjetë me nuhatje ndaj Accrington. Gola të tillë na kujtojnë Kamberin kur drejtohej nga Gerrard te Rangersi, atje ku gëzonte formën më të mirë.
Menjëherë pas asaj periudhe nisi rënia e këtij lojtari, që duket se në Angli po gjen vetveten. Në 10 ndeshje të zhvilluara në “League One”, Kamberi ka arritur që të realizojë 4 gola duke treguar aftësitë e tij më së miri. /Sport Ekspres/