VIDEO/ Firmosi te Barcelona vetëm se ishte djali i Ronaldinho! E futën menjëherë titullar, por lëvizjet e Joao Mendes ishin për t’u harruar

Djali i Ronaldinhos nuk bëri mirë kur erdhi për herë të parë në Barcelonë për provë dhe Joan Laporta madje i kërkoi trajnerit të zgjaste provën e tij, sepse ata besonin se ai përmbushte kriteret e klubit dhe meritonte një shans. Në fund, për shkak të babait të tij, do të vinte firma në kontratë.

Joao Mendes bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin e të rinjve të Barcelonës pak ditë më parë dhe iu dha një shansi të jetë titullar që në takimin e parë. Në rrjetet sociale është shfaqur një video ose më saktë një përmbledhje e lëvizjeve të tij në këtë ndeshje, e cila realisht nuk i ka emocionuar shumë tifozët.

Është e qartë se Joao nuk është aq i talentuar sa babai i tij, por ka edhe një dëshirë të madhe për të pasur sukses si futbollist dhe tashmë ka treguar se nuk do të dorëzohet aq lehtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *