Armando Dobra ka arritur të shënojë në ditën e sotme në National League. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në ndeshjen mes Chesterfield dhe Notts County, por fatkeqësisht për lojtarin tonë, ekipi i tij humbi me shifrat 1-2.
Notts County ndodhet në vendin e parë të renditjes në kampionat dhe ka ecuri të frikshme me pikët e grumbulluara deri tani. Ndërkohë goli i Dobrës solli barazimin përkohësisht në minutën e 45 pasi përfitoi nga një kaos në zonë. Festa ishte e madhe te trajneri dhe 10.000 spektatorët që ishin të pranishëm në këtë përballje. /Sport Ekspres/