Rangers arriti të dilte triumfues nga derbi me kundërshtarë e përjetshëm, Celtik. Penalltia e humbur në minutën e 33 nga Christie i kushtoi shumë Celtik, që mund të kishtë dalë me një pikë nga fusha. Serinë e golave do e hapte Kent në të 36-n, ndërsa 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë Edouart barazon gjithçka. Për golin e fitores do të mendonte Katiç në minutën e 56. Kjo fitore ka bërë që Gerard të shpërthejë nga emocionet, teksa në fund të ndeshjes feston si i çmendur për këtë fitore, që ka rëndësi të madhe jo vetëm për thyerjen e hegjemonisë së kundërshtarit, por edhe për luftën për titull. Tani Rangers është vetëm dy pikë larg kreut.
Por nëse Gerard shpërtheu në festë, dikush doli i zgjënjyer ka ky rezultat. Presidenti shqiptar, Ilir Meta, që do të donte një tjetër përfundim të ndeshjes, ndërsa shprehet në “Twitter” se ky gabim duhet kthyer në mësim për të vazhduar rrugën drejt titullit. Meta e ka deklaruar hapur se është një tifoz i Celtik dhe nuk ngurron ta shfaqë këtë në rrjete sociale./Sport Ekspres/
We would like the result of the match to be different, but this is football! Let's draw the right lessons from the mistakes we made in today's game and look forward! The championship is not over! We will always support our favorite team @CelticFC?. Hail Hail!??#CELRAN #SPFL pic.twitter.com/3e8oOKrdir
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) December 29, 2019