Etrit Berisha është duke kaluar një moment fantastik në Serinë A pas atij sezoni për t’u harruar te Torino. Portieri shqiptar vazhdon të mbajë vendin e parë në ekip, teksa portieri titullar i Empolit nuk është kthyer ende nga dëmtimi.
Por konkurrenca do të jetë e madhe pas formës fantastike të Berishës. Në ndeshjen e sotme, Empoli po humb me shifrat 2-0 kundër Bologna në transfertë. Por Etrit ka bërë disa pritje të bukura, ku ajo e minutës së 20 veçohet pasi u përgjigj bukur në rastin një kundër një. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/