VIDEO/ Erzeni rezulton i dëmshëm për Partizanin, i shkaktojnë humbjen e parë në Superiore

Partizani-Erzeni 0-1 Nonato 13′

Erzeni po vazhdon me paraqitje mbreslënëse në Superiore, duke kapur vendin e dytë. Këtë herë kanë arritur të mposhtin Partizanin me shifrat 0-1. Erzeni nuk ka pësuar ende asnjë gol në katër javët e para të Superiores. Ka mjaftuar vetëm një goditje në portë që kjo skuadër të marrë tre pikët. Me jo pak fat, teksa Nonato realizoi me shpinë nga porta dhe në pozicion të pamundur që në minutën e 14.

Partizani e shtoi ritmin ndjeshëm, veçanërisht në pjesën e dytë. Da Silva ka shpërdoruar dy mundësi të arta për të barazuar rezultatin, teksa gjendej thuajse me portën e boshatisur. Kështu Erzeni rezulton i dëmshëm për të kuqtë duke i dhuruar goditjen e parë në këtë sezon pas tre fitoreve radhazi. /Sport Ekspres/

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Atanaskovski, Rrapaj, Telushi, Murataj, Da Silva, Cara, Skuka

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Alan, Mehmeti, Kahrimanovic, Ademi, Nonato, Kadriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online