Ashtu sikurse sezonin e shkuar, edhe këtë edicion të ri, Erzeni po e imponon veten si befasia e “Abissnet Superiore“-s. Shijakasit kanë zhvilluar një tjetër paraqitje dinjitoze, teksa janë larguar me tre pikët nga “Selman Stërmasi”. Erzeni ka mposhtur Tiranën në javën e pestë të kampionatit, duke i shkaktuar bardhebluve humbjen e parë në këtë sezon të ri.
Ndeshja u vendos nga goli i Maliqit, i cili në minutën e 17 e dërgoi topin në rrjetë. Pasi zotëroi mjaft bukur topin në zonën e Tiranës, lojtari i Erzenit godet menjëherë topin në ajër dhe e dërgon pas shpinës së portierit. Bardheblutë u përpoqën të ndryshonin rezultatin, por në fund nuk ia dolën dot që të merrnin një rezultat pozitiv. Tirana mbetet në krye të renditjes me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë të fituara në tërësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/