VIDEO/ Erzeni është bukuria e këtij kampionati, shijakasit mundin Vllazninë në një mbrëmje spektakli dhe e kalojnë në renditje

Një mbrëmje spektakli në “Niko Dovana“. Erzeni ka fituar me rezultatin 3-2 kundër Vllaznisë, duke e e kaluar edhe në renditjen e klasifikimit, ku tashmë mbajnë vendin e tretë. Ndeshja u hap me një autogol që në minutën e 2-të, kur Smjali shtyu topin në portën e tij. Ndërkohë, kur kronometri po numëronte minutën e 31-të, Nonato ndëshkon përsëri shkodranët. Mala ngushton diferencat gjatë pjesës së parë, por një pozicion jashtë loje i Balajt bën që goli të anullohet.

Pjesa e dytë nis me një marsh të shtuar nga shkodranët, të cilët gjejnë golin me Esat Malën. Këtë herë festa është legjitime, teksa goli është i rregullt. Por kur të gjithë prisnin barazimin e kuqebluve, vjen goli i tretë i Erzenit. Autori është përsëri Nonato. Fjoart Jonuzi ngushton shifrat në 3-2 me një gol të mrekullueshëm në minutën e 80, por kaq nuk mjafton për të dalë me pikë nga “Niko Dovana”. Erzeni tregon edhe njëherë tjetër se është bukuria e këtij kampionati dhe duket se do të shkojë larg deri në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *