VIDEO/ Erdogan motivon lojtarët e tij me Shqipërinë: Nuk janë rival i zakonshëm për Francën

Kombëtarja e Turqisë ka arritur që të presë një biletë për në Europianin që do të luhet në 2020-n, pas atij barazimi pa gola të marrë në shtëpi kundër Islandës. Pas këtij kualifikimi, presidenti turk, Taip Erdogan, ka përgëzuar lojtarët e Turqisë për këtë arritje, të cilën Kombëtarja e tyre kishte kohë që nuk po e përjetonte.

Dëshira e radhës e drejtuesit më të lartë të shtetit turk është vendi i parë në grup dhe për këtë mund t’i vijë në ndihmë Shqipëria. Kuqezinjtë do të presin Francën, ndaj të tilës do të inagurojnë edhe stadiumin më të ri në vend, “Arenën Kombëtare”. Erdogan e quan Kombëtaren e drejtuar nga Edi Reja si një kundërshtar jo të zakonshëm dhe që mund të ndalë gjelat mbrëmjen e së dielës.

“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një kohe të gjatë. Shpresoj ta mbyllim në vendin e pare. Ndeshja e radhës do të jetë me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, kundërshtari i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, është shprehur presidenti Erdogan./Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/560680411414823/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online