Nga Klaudio Ndreca
Enis Bardhi ka arritur që të realizojë sërish edhe në këtë javë në “La Liga”, teksa Levante po fiton me rezultatin 4-1 ndaj Betis. Pas një goli që u kujtoi të gjithëve Lionel Mesin pak kohë më parë, sulmuesi shqiptar vjen me një tjetër realizim të bukur nga një pozicion thuajse i pamundur në krahë.
Në minutën e 35 do të vinte edhe goli i dytë në këtë takim për Levante dhe i pari i Bardhit, që tregon nuhatjen e madhe me portën kundërshtare. Por nga ana tjetër në Kosovë është alarmi i ngritur pasi diskutohet bileta e Europianit.
Dardanët do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut dhe me një lojtar kundërshtar në këtë formë, do e kenë shumë të vështirë misionin për ta përmbushur. Një “luftë” kjo mes shqiptarëve ku nuk do të flitet për asnjë tolerim nga ana e lojtarëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, pasi nga të dy krahët kërkohet me ego të madhe mbërritja në Europian. /Sport Ekspres/