Liverpool mbrëmë ka arritur fitoren 2-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e fundit të Premier League.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp nga pankina, sidomos pas humbjes së tmerrshme në Anfield ndaj Real Madridit dhe më pas barazimit në Crystal Palace.
Megjithatë, tifozi i vogël i Liverpool-it, i cili ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes, u kujdes që rezultati i ndeshjes të mos ishte në plan të parë.
Ai ka kërkuar një fanellë nga Trent Alexander-Arnold dhe këtë e ka vënë re trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili bëri një lëvizje të shkëlqyer.
Klopp shkoi te lojtari i tij dhe i tha që t’i jepte fanellën e tij një tifozi të vogël të Liverpool-it, i cili dinte të festonte në mënyrën më të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
LOOK how happy he is ???
Klopp telling Trent to give his shirt to a young fan last night… pic.twitter.com/xna9iKYDmz
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 2, 2023