Mbrëmjen e sotme ka ulur siparin java e dytë e “Abissnet Superiore”-s. Elbasani-Teuta ishte ndeshja e fundit e kësaj jave. Vendasit kanë marrë një fitore bindëse në “Elbasan Arena”, teksa kanë mposhtur me shifrat 3-0 durrsakët.
Goli i parë u shënua nga Dros në minutën e 31-të. Një gol për notën 10, që u realizua nga një gjuajtje nga distanca. Ndërkohë, në minutën e 48, Hila përfitoi nga një gabim i skuadrës bregdetare për të dyfishuar rezultatin. Në minutën e 78 ishte Kasa ai që vulosi shifrat përfundimtare në 3-0. Një fitore e vyer për Elbasanin, që këtë sezon nuk dëshiron të jetë vetëm kalimtar në “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/