Elbasani është rikthyer te fitorja dhe ka lënë pas një periudhë të vështirë dhe krize rezultatesh. Kjo skuadër arriti të fitonte në shifrat 3-1 kundër Bylisit. Miqtë kaluan të parët në avantazh teksa në fundin e pjesës së parë, Molomo gjeti avantazhin.
Megjithatë ky gol duket se i “tërboi” më shumë lojtarët e Elbasanit. Në minutën e 54 Kasa do të gjente golin e barazimit, ndërsa 10 minuta më vonë, Lleshi gjeti avantazhin. Në fundin e takimit Lleshi shënoi edhe golin e tretë, duke e lënë Bylisin në vendin e fundit. Nga krahu tjetër Teuta dhe Laci janë ndarë në një paqe të padëshiruar. Mjaki do të shënonte në minutën e 29 për Lacin, ndërsa Jaxzhi barazoi në të 74. Megjithatë kjo pikë nuk i shërben asnjë prej këtyre dy ekipeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/