Kaleb Ekuban mbetet një nga sulmuesit më të mirë që ka kaluar në Kategorinë Superiore. Sulmuesi ganez vazhdon të tregojë nivel të lartë në Superligën turke, ku mban veshur fanellën e Trabzonsporit. Futbollisti 26-vjeçar ka qenë i jashtëzakonshëm ditën e sotme kundër Ankaraguçusë, teka sa shënuar dy herë në fitoren 4-1 të skuadrës së tij.
Goli i dytë i tij do të ishte një mrekulli më vete. Pasi shërbehet në zonë, Ekuban me mjeshtëri i fsheh topin mbrojtësit kundërshtar, duke e marrë topin me një rrotullim mjaft të bukur. Pasi nxjerr jashtë loje rivalin, ish-sulmuesi i Partizanit shkund rrjetën e Ankaraguçusë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ArthurTipss/status/1373318438932856833