Edon Zhegrova i ka treguar sot të gjitha kualitetet në Ligue 1. Lojtari shqiptar hyri në fushë në minutën e 82 në ndeshjen mes Lille dhe Lorient, e cila ndodhej në shifrat 1-1. Në minutën e 89, Zhegrova shënoi golin e avantazhit për Lille, ndërsa dy minuta më vonë thelloi shifrat e takimit.
Një fitore e dhuruar nga këmbët e Zhegrovës që realizoi 2 gola në vetëm 8 minuta loje nga aktivizimi. Menjëherë pas mbylljes së takimit, futbollisti shqiptar është marrë nga tifozët, me këta të fundit që kanë kënduar për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
MS | Lille 3-1 Lorient
Edon Zhegrova; 82. dakikada oyuna girdi, iki gol att? ve galibiyeti taraftar?yla kutlad?.
— Football Critix (@footballcritix) April 2, 2023