Erling Haland ka rrëmbyer respektin e të gjithëve këto vite të fundit, teksa me golat e tij premton ta rendisë veten në emrat që pritet të sundojnë futbollin në të ardhmen. Vetëm 20 vjeç është mosha e tij, por kjo nuk e ka penguar të kthehet në një makineri golash dhe të mahnisë Europën. I akullt para portës, Haland duket sikur nuk di të gabojë kurrë në momentin që gjendet në zonën e rreptësisë.
Por nuk ka njeri të pagabueshëm në këtë jetë dhe nga ky rregull nuk shpëton as norvegjezi, i cili e ka vërtetuar këtë ligj të pakshtruar në ndeshjen e sotme. Dortmundi humbi me shifrat 1-2 kundër Këlnit, ndërsa Haland kishte shansin e artë në sekondat e fundit që të vendoste baraspeshën.
Kur të gjithë ishin gati të festonin ndodh ajo që më pak pritej. Sulmuesi i verdhezinjve humb një rast të pabesueshëm nga vetëm pak metra larg portës. Topi i goditur nga këmba e tij çuditërisht shkon jashtë, duke mos i besuar syve për shansin që shpërdoroi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/GhaziRekik/status/1332759797192675329