VIDEO/ E vendos gjithçka brenda 3 minutave, Uzuni tërheq Lokomotivën në fitoren e radhës

Myrto Uzuni ka qenë vendimtar ditën e sotme për Lokomotivën e Zagrebit. Sulmuesi shqiptar i ka dhuruar fitoren skuadrës së tij në përballjen kundër Istrës, të vlefshme për javën e 22-të të kampionatit kroat. Pjesa e parë do të përfundonte me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën gjithçka do të fliste për Uzunin.

Ky i fundit vulosi fatin e takimit për tre minuta. Fillimisht do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 63-të të ndeshjes, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë do të dërgonte me kokë sërish topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Lojtari berates realizon kështu dopietën e tij, që do të rezultojë përcaktiese për këtë përballje, që përfundoi me shifrat 2-0 në favor të Lokomotivës së Zagrebit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *