VIDEO/ E vazhdon atje ku e la në Finaldë, lojtari shqiptar nuk e harron nuhatjen e golit me ekipin e ri

Albion Ademi pati një sezon të shkëlqyer në Finlandë, atje ku shpërtheu me gola në radhët e Marienhamnit. Plot 14 gola dhe 3 asist mbanin autorësinë e tij, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit. Paraqitjet e mira i siguaruan një kontratë në Suedi, atje ku ka pranuar të veshë fanellën e Djurgardenit.

Ademi e nis me këta të fundit po atje ku e la në Finlandë. Lojtari i Shpresave kuqezi nuk e harron nuhatjen e golit, teksa ka tundur rrjetën në takimin miqësor kundër Sirus. Talenti shqiptar ishte i pari që do të hapte festivalin e golave, pasi ndeshja përfundoi me shifrat 2-6 në favor të Djurgardens./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *