Athletic Bilbao dhe Getafe barazuan 2-2 në San Mames në ndeshjen e javës së shtatë të La Liga dhe miqtë nga periferia e Madridit demonstruan një anti-futboll që nuk e kemi parë më herët. Taktikat e miqëve në fund të ndeshjes, ishin vonesat e lojës dhe detaji i turpshëm afër fundit që u regjistrua edhe nga kamerat.
Pra, në dëshirën për të mos lejuar që Bilbao të dilte me shpejtësi përpara, Carmona u rrëzua në fushë dhe u shtir sikur po ndiente dhimbje, edhe pse nuk ishte lënduar. Mediat spanjolle tregojnë se kjo ishte një urdhër i ardhur nga trajneri Bordalas që ndodhej pas shpinës së tij.
Bordalas demonstroi taktika të turpshme kundër Barcelonës në fillim të këtij sezoni, por këtë herë lojtarët e klubit nga Madridi e tepruan vërtet. Kjo shkaktoi zemërimin e lojtarëve dhe tifozëve të Bilbaos dhe Inaki Ëilliams u përgjigj duke i thënë trajnerit të Getafe se ishte turp ajo që po bënin lojtarët e tij dhe se ishte ai që u thoshte ta bënin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/