Futbolli shqiptar po përmirësohet ndjeshëm në pjesën e infrastrukturës, ndërsa kulmi arriti me ndërtimin e “Air Albania”. Gjithashtu FSHF ka treguar edhe ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të Kukësit.
E vetmja gjë e cila po penalizon verilindorët kryesues deri tani në këtë Superiore. Të luash gjithmonë larg shtëpisë është shumë e vështirë dhe kjo ndikon padyshim në rezultatet e marra. Por kjo gjendje pritet që të zgjasë te Kukësi deri në fundin e këtij kampionati, pasi “Zeqir Ymeri” që po rikonstruktohet, është duke vazhduar me punimet në ecuri të shpejtë. /Sport Ekspres/