VIDEO/ E pabesueshme! Partizani po fitonte 3-1 deri në minutën e 101, Erzeni i kthen gjithçka në fund

Erzeni ka luajtur një ndeshje të çmendur ndaj Partizanit, në barazimin 3-3 që prodhoi shumë emocione. Goli i parë i takimit u shënua nga Nonato në minutën e 8, ndërsa Cara barazoi në të 13. Me nisjen e së dytës ishte Rrapaj që kaloi në avantazh të kuqtë, ndërsa Skuka e trefishoi në të 55. Ndërkohë në të 70 erdhi edhe ndërprerja e takimit për shumë minuta pasi breshëri pushtoi Niko Dovanan.

Kur ndeshja u duk e mbyllur, Erzeni u rikthye. Në minutat e fundit të takimit, më saktësisht në të 102, ishte Kadriu që shkurtoi diferencat në 3-2. Ndërkohë në aksionin e fundit të Erzenit para se të mbyllej takimi, Rexhepi gabon në dalje dhe shkakton penallti pas një kaosi në zonë. Arbitri do ta shikonte në VAR rastin dhe Kahrimanovic nuk do të gabonte në të 105 për të dalë me një pikë që shijon si fitore për vetë mënyrën sesi erdhi. /Sport Ekspres/

Erzeni: Xhika, Iljazi, Mehmeti, Kahrimanoviç, Kadriu, De Souza, Sadiki, Kriviç, Peposhi, Nonato, Alan.

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Matondo, Muarataj, Bitri, Skuka, Cara, Mensah, Sota, Hadroj, Rrapaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *