VIDEO/ E pabesueshme! Mori topin nga gjysmëfusha e tij dhe dribloi këdo që i doli para, mbrojtësi feston si të kishte shënuar pasi i mohon golin lojtarit të Arsenalit

Arsenali barazoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 kundër Sportingut të Lisbonës, por “topçinjtë“ mund të ishin larguar me fitore nga kjo transfertë. Martineli pati rastin të tundtje rrjetën në pjesën e dytë të ndeshjes, por gabon në momentin kur të gjithë prisnin që të shtynte topin përtej vijës fatale.

Pas një ndërhyrjeje në gjysmëfushën e tyre, topi përfundon në këmbët e Martinelit. Ky i fundit niset menjëherë në kudnërsulm dhe driblon këdo i del para. Pasi kalon edhe portierin, 21-vjeçarit i mbetej vetëm të çonte topin në rrjetë. Por Juste i ndërhyn në momentin e fundit dhe e largon topin në goditje nga këndi. Një veprim që përjetohet si një gol i shënuar për mbrojtësin e Sportingut të Lisbonës, i cili kthehet nga tifozeria e tij për të festuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *