Që në nisje të aventurës së tij profesioniste, Armando Broja ka marrë jo pak krahasime për vetë fiziku dhe mënyrën e lojës me Diego Kostën. Goli i fundit që ka realizuar sulmuesi shqiptar ndaj Crystal Palace, thjesht e vërteton.
Një përsëritje dhe përditësim i versionit 2.0 të Diego Kostës duket Armando Broja, teksa realizimi i djeshëm ishte një imitim i një prej golave të shënuar nga braziliani te Chelsea. Për më tepër, edhe vetë mënyra e reagimit dhe e festimit është po ajo. Vetëm se Broja i përket versionit të ri, 2.0, ka më shumë potencial dhe forcë në goditje. /Sport Ekspres/
— stad. (@ftblstad) December 15, 2021