VIDEO/ E njeh mirë suedezin, trajneri serb provokoi Ibrahimoviç para penalltisë së humbur: Mos u shqetëso!

Milani është duke u përballur kundër Bolonjës në transfertë, ndërsa shifrat janë në favor të kuqezinjëve të cilët po fitojnë 0-2. Arbitri ka akorduar 2 penallti në favor të skuadrës që drejtohet nga ana e Piolit. Në minutën e 26 do të ishte Zlatan Ibrahimoviç që mori përsipër ekzekutimit. Në atë moment, trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajloviç, i është drejtuar portierit Skorupski: “Mos u shqetëso se nuk di t’i gjuaj”.

Kështu do të ndodhte pasi goditja e sulmuesit suedez është pritur nga gardiani i Bolonjës, i cili nuk mund të bënte asgjë pasi Rebiç e dërgoi topin në rrjetë pas grushtimit të 11-metërshit. Në penalltinë e dytë që u fitua nga Milani, Pioli zgjodhi Kesie që e mposhti Skorupskin pa probleme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *