VIDEO/ E mbyll vitin me shkëlqim, Eduart Rroca lë sërish gjurmët e tij me Istanbulsporin në Turqi

Kalimi në Turqi ishte zgjedhja e duhur në karrierën e Eduart Rrocës. Mesfushori shqiptar po shkëlqen në radhët e Istanbulsporit, ku shpesh herë është bërë protagonist me golat dhe asistet e tij. E në këtë mënyrë e ka mbyllur edhe këtë vit kalendarik, teksa ka lënë sërish gjurmë ditën e sotme.

Skuadra e tij po luan kundër Adana Demirsporit, ku pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1. Baraspesha ka ardhur me ndihmën e ish-lojtarit të Kukësit. Në minutën e 37 të përballjes Rroca jep një harkim të saktë në zonë dhe Zeybek e dërgon topin në rrjetë me kokë. Ndërkohë mbeten ende 45 minuta në dispozicion të ekipeve për të vendosur fatin e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online