VIDEO/ E majta e hidhur e Fidan Alitit, “shkund” rrjetën e kundërshtarëve me topin e pandalshëm

Zurich u mposht me rezultatin 3-2 në javën e 19-të të Superligës zvicerane ndaj Vaduz, e cila ndodhet në vendin e fundit. Në këtë mënyrë, Zurich humb mundësinë për tu ngjitur në vendin e tretë, që të çon në kualifikueset e Europa League. Megjithatë kjo ishte një mbrëmje mjaft e mirë për shqiptarin Fidan Aliti, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e Zurich.

Mbrojtësi shqiptar luajti 90 minuta dhe shënoi golin në minutën e 83-të, duke rihaur sfidën në 3-2, por skuadra e tij e pati të mjaftueshme për të ndryshuar diçka në rezultatin e përgjithshëm. Me këtë realizim,  27 vjeçari shënon golin e parë për sezonin 2020/2021. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *