VIDEO/ E majta e Asanit është e pagabueshme, 2 golat e lojtarit shqiptar nuk mjaftojnë për kualifikimin

Esteghlali është eleminuar sot në fazën e 1/16-ave të AFC Champions League 2. Skuadra iraniane është mposhtur me shifrat 3-2 nga Al Hussein-i. Jasir Asani e dërgoi topin në rrjetë dy herë në këtë përballje. Fillimisht lojtari i Kombëtares arriti që të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 10 të takimit, duke kaluar herët në epërsi iranianët.

Ndërkohë e majta e pagabueshme e Asanit i dha sërish avantazhin Esteghlal-it, por këtë herë në minutën e 49 të takimit. Megjithatë skuadra nuk mundi ta ruante dot rezultatin. Al Hussein-i përmbysi shifrat në 3-2 dhe siguroi kështu kalimin në fazën çerekfinale të kompeticionit./Sport Ekspres/