VIDEO/ “E kam parë unë”! Një teatër si i Giacomellit te Milan-Roma, arbitri kryesor ishte katastrofa e madhe

Nga Klaudio Ndreca

Nëse në fushë gjatë ndeshjes Milan-Roma kishte një protagonist që shfaqi performancë të dobët, “meritat” i takojnë kryesorit të takimit, Giacomelli. Një katastrofë e vërtetë që ka prishur përballjen e “San Siros”, ku me vendime të drejta mund të nxirrte edhe një fitues. Shumë dyshime ka mbi rastin teksa Mancini preku me dorë topin pas duelit me Ibrahimoviç, për një penallti që mund të akordohej, por vendimet e Giacomellit janë një teatër më vete dhe të bënë që t’i mos besosh syve.

Fillimisht në minutën e 69 duke akorduar një penallti kundër Milanit. Benacer mbërriti përpara te topi në zonën e kuqezinjëve dhe u shkel nga ana e Pedros. Një vendim tërësisht i çuditshëm nga ana e gjyqtarit që akordon një penallti për Romën. Pavarësisht protestave të shumta, Giacomelli dukej i sigurt: “E kam parë unë”.

Më pas as VAR nuk do t’i tërhiqte vëmendjen për të shmangur gabimin e madh. Nëse VAR nuk e bënë detyrën e tij edhe në këto situata, atëherë për çfarë duhet të funksionojë? Për të vazhduar më tej Giacomelli vazhdon që të shtojë gafat e tij me teorinë e kompensimit. Calhanoglu fiton një penallti inekzistente pasi Mancini nuk e preku aspak në trup në tentativën për heqjen e topin. Menjëherë pas këtij takimi të shumta janë akuzat që po vijnë në Itali edhe nga gazetarë të njohur që ngrenë pikëpyetje për nivelin e gjyqtarëve dhe pastërtinë e garës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *