VIDEO/ “E futi në xhep Giroud”! Gjimshiti vlerësohet shumë te Atalanta, më i miri edhe në mbrëmjen e errët kundër Milanit

Berat Gjimshiti është kthyer titullar te Atalanta dhe po vazhdon që të mbajë nivele të larta, pavarësisht humbjes së fundit kundër Milanit në shifrat 2-0. Mbrojtësi shqiptar është parë si një prej lojtarëve më të mirë të takimit, së bashku me Toloin.

Primabergamo ka zgjedhur këto lojtarë për t’i dhënë notën 6. “E nis shumë mirë me Giroud. Sulmuesi i Milanit ndodhet në periudhë të vështirë me të. Gjimshiti e mban me siguri deri në fund pa lëvizuar asnjëherë nga pozicioni i tij”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *