Berat Gjimshiti ka bërë një intervistë të veçantë prej 60 sekondash me faqen zyrtare të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar e ka filluar me një përshëndetje në gjuhën shqipe. Ndërkohë i pyetur për gjuhët që zotëron në të folur, Gjimshiti tregoi se dinte gjashtë prej tyre, mes tyre edhe atë serbe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/