Mesfushori i Manchester United, Scott McTominay, nuk bëri emër të mirë në sesionin fotografik të klubit për sezonin e ri. McTominay pozoi me fanellën e Manchester United për sezonin e ri, por kur iu dha topi për të bërë disa lëvizje, nuk ia doli shumë mirë.
Mesfushori skocez po kërkonte të dhuronte spektakël gjatë një seti fotografik, por një video që u shfaq në Tëitter e bëri atë objektiv të talljes. Në fakt, video tregon se si McTominay tentoi të kryente një truk me topin.
Megjithatë, ai ka dashur të parandalojë rënien e topit në tokë dhe ka përdorur dorën për të bërë një lëvizje që nuk është sipas rregullave dhe për këtë kjo video është bërë virale dhe shumë e kanë tallur lojtarin e United. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Why Scott McTominay dey use hand biko ??? #MUFC #MUNAVL pic.twitter.com/7lX0Vk73eG
— Man United in Pidgin (@ManUtdInPidgin) July 23, 2022