VIDEO/ Dribloi mbrojtësin e portierin dhe e kishte portën bosh, sulmuesi i Liverpulit u bë qesharak me rastin e humbur

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Darvin Nunjezi është kthyer sërish në qendër të kritikave. Sulmuesi uruguajan u transferua në Liverpul për 75 milionë euro, shifër të cilën nuk e ka justifikuar në fushën e lojës. Mbrëmjen e sotme lojtari 24-vjeçar ka bërë një figurë qesharake në ndeshjen kundër Tuluzës. Futbollisti i Liverpulit ka dribluar mjeshtërisht mbrojtësin e skuadrës franceze dhe më pas ka shmangur edhe portierin kundërshtar, për ta pasur të gjithë portën të zbrazët.

Por në momentin kur goli dukej si një lojë fëmijësh, ndodhi ajo që më pak pritej. Topi i goditur nga Nunjezi tronditi shtyllën. Uruguajani nuk arriti t’i besonte dot syve, por fatmirësisht për të sfera u kthye në këmbët në Gravenbershit, i cili arriti të shënonte për Liverpulin. Kujtojmë se “the reds”-at fituan me shifrat e thella 5-1 kundër Tuluzës, ndeshje e vlefshme për Ligën e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *