Erling Haland është duke shijuar pushmet pas transferimit te Mançester Siti. Sulmuesi norvegjez është nën shoqërinë e kapitenit të Real Betisit, Hoakinit. Ky i fundit ka bërë humor në rrjetet sociale, teksa tallet me merkaton e talentit të Sitit.
“Halandi më tha se donte të vinte te Betisi. I thashë që nuk ka vend për të. Nuk ka hapësirë për të, ndoshta vitin tjetër”, ka qenë shakaja e bërë nga Hoakini, i cili gjendet në të njëjtën tryezë me Erling Halandin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Joaquin joking around with Haaland ? pic.twitter.com/3bQvauI7s7
— 433 (@433) June 21, 2022