VIDEO/ “Do e gjuash këtu”! Tregonte me gisht njërin krah dhe hidhej në tjetrin, si “macja” e Zvicrës u kthye në makthin e Spanjës

Somer është padyshim portieri më i mirë i këtij Europiani dhe ka dëshmuar vlerat e tij në të gjitha ndeshjet. Fillimisht duke qenë autori i dërgimit në shtëpi të Francës, ndërsa ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës edhe kundër Spanjës. Nëse ka një përgjegjës që ndeshja përfundoi në penallti mes Zvicrës dhe Spanjës bëhet fjalë pikërisht për Somer. Ky i fundit ka shpëtuar shumë gola të sigurt vetëm në 30 minutat e shtesës, ndërsa në gjithsej bëri 10 pritje përgjatë 120 minutave. Kjo është statistika më e lartë që është realizuar në këtë Europian.

E për t’i dhënë më shumë siguri lojtarëve të tjerë spanjoll, trajneri Enrique mendoi që të linte futbollistin e vetëm me eksperiencë të madhe te Kombëtarja, Busquets. Me “macen” që ndodhej përpara tij e që tani po i priste penalltitë vetëm me “fytyrë”, mesfushori gaboi rëndë duke goditur shtyllën.

Ndërkohë “lojën” që bëri me Mbapen, Somer e përsëriti me Rodrin. Portieri i Zvicrës tregon me gisht krahun ku supozohet ta dërgojë topin futbollisti kundërshtar dhe më pas hidhet në tjetrin për të shpëtuar portën. Kjo lojë psikologjike i rezultoi sërish mirë Somer, por nga ana tjetër edhe Unai Simon ishte në lartësinë e duhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *