Përballja e sotme mes Dinamos dhe Teutës ka ofruar emocione të forta. Dinamovitët janë larguar me kokën ulur nga stadium, teksa bregdetarët përmbysën rezultatin në 2-3 në minutat e fundit. Dinamo shënoi e para me anë të Kaçorrit në minutën e 32-të, ndërsa në të 54-t Denisoi dyfishoi rezultatin.
Por Teuta nuk kishte thënë ende fjalën e fundit. Peposhi ngushtoi shifrat në minutën e 72-të, ndërsa 12 minuta më vonë Fili shndërroi në gol një penallti për durrsakët. Ekipi i Martinit nuk u mjaftua me kaq dhe ngulmoi deri në sekondat e fundit. Përpjekja e tyre u shpërblye, teksa Jazxhiu përmbysi rezultatin në 2-3 në minutë ne 98./Halit Delibashi-Sport Ekspres/